VIDEO/ Skandal në stadiumin “Skënderbeu”, babai i lojtarit godet Presidentin e klubit

Sfida e parë e javës së 9 të Kategorisë Superiore ka rezultuar të jetë tejet e “nxehtë”, jo vetëm në fushën e blertë, ku në fundin e pjesës së parë erdhi dhe kartoni i kuq i Prençit, por edhe në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu”, aty ku në minutat e para të sfidës ka ndodhur një ngjarje e papranueshme në arenën sportive.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të ABC News, Roland Beqiraj, babi i lojtarit të Skënderbeut, Leo Zguri, në gjendje të dehur, i ka kërkuar Presidentit të klubit, Ardjan Takaj, të aktivizojë të birin dhe më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, ku i prekur ka mbetur Presidenti i klubit.

Megjithatë të pranishëm në tribunën VIP ishin dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë mënjeherë për të mos lejuar përshkallëzimin e këtij incidenti goxha të pakëndshëm, sidomos në arenën sportive. /i.m /abcnews.al

Scroll to Top