VIDEO: Si ndodhi kafshëria shqiptare në aeroportin e Perugias?!
Sherr masiv në aeroportin e Perugias mes dy grupave udhëtarësh shqiptarë në pritje të avionit për të udhëtuar drejt Tiranës.
Një grup qytetarësh shqiptarë që shoqëronin disa bashkëatdhetarë për të marrë fluturimin drejt Tiranës janë takuar me një grup tjetër në radhë tek check-in. (shikoni videon poshtë lajmit)
Për shkaqe që ende nuk dihen debati me fjalë ka degjeneruar në sherr me grushta. Nga videoja duket një burrë që ka vënë përposhtë një burrë tjetër dhe e qëllon ndërsa policia përpiqet ti ndajë.
Nga ana tjetër dy vajza qëllojnë burrin që është në tokë dhe që me dorën tjetër kërkon ndihmë pasi kundërshtari e ka kapur për fyti. Ndërhyjnë dhe të tjerë. Në një moment burri me bluzë dhe pantallona të shkrutra merr dhe ndarësen metalike dhe tenton ta godasë por e ndalojnë.
Më pas ai i jep shkelmin e fundit burrit që është pa fuqi në tokë. Skena ka shokuar të gjithë ata që ishin në aeroport. Agjentët e policisë kanë ndërhyrë dhe mezi kanë arritur të ndajnë sherrin.
Pas mjekimeve të para, një nga njëmbëdhjetë shqiptarët u dërgua në spitalin e Perugias për kontrolle; të tjerët u dërguan në komisariat. Tetë persona u arrestuan për përleshje dhe u dërguan në burg në Capanne dhe Terni, në pritje të seancës për vlerësimin e maë. Dy vajza, të moshës 24 dhe 22, akuzohen për dhunë.