VIDEO/ Shqiptarja lë sërish “gojëhapur” jurinë e “X factor” në Itali: E jashtëzakonshme, s’gabon
Laura Fetahu është ndër ato këngëtare që në skenë mbizotëron dhe di të tërheq gjithë vëmendjen drejt saj. Ajo la “gojëhapur” jurinë e X factor në Itali, me performancën e saj të parë, ku të gjithë anëtarët i thanë “Po”.
Por jo vetëm kaq shqiptarja ka mahnitur dhe në performancën e saj të dytë. Me këngën “Boss b*tch”, Laura ka bërë për vete jurinë, të cilët u shprehën se ajo është e jashtëzakonshme dhe se nuk gabon aspak në nota, si një profesioniste e vërtetë.
E nuk kishte se si një talent si Laura të mos kalonte në fazën tjetër. Tashmë shqiptarja do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Iezzi
“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares.