VIDEO/ “Shqipëri, Shqipëri”, tension në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët
Momente tensioni u regjistruan në duelin Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët.data-contrast=”none”>Të luhet një takim futbolli në Serbi e të mos ketë incident është thuajse e pamundur, teksa ato nuk munguan as në duelin e mbrëmjes së sotme.
Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në tribuna, pasi një stjuart serb vodhi një flamur malazezë në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit.
— Kalabaster (@KalabasterJak) October 17, 2023
Bëhet me dije nga “Vijesti.me” se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.
Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të puublikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri (SHIH VIDEON)
Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi. PANORAMASPORT.AL