VIDEO/ Sali Berisha i vetëm para varrit të Ismail Qemalit, ngatërrohet dhe harron nga të kthehet
Sali Berisha ka mbetur i vetëm. Edhe në Vlorë në vendosjen e kurorës me lule tek varri i Islamil Qemalit tek Sheshi i Flamurit sot paradite ishte vetëm.
Asnjë nga Tirana nuk e shoqëronte. Në një moment Berisha harron nga të kthehet dhe nuk di nga të shkojë duke penguar dhe ato pak njerëz që kishin shkuar pas tij për të vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.
Për gazetarët dha se ndodhej aty për tu betuar tek varri i Ismail Bej Vlorës se do të largonte Edi Ramën.
“Por unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin.
Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori. Dhe ky është një zotim solemn përpara babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç”, tha Berisha.