E turpshme! Protestuesit e PD godasin një qytetar: “Dua të shkoj në shtëpi te gruaja se është e sëmurë”
Protestuesit janë përplasur me qytetarët tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Madje, ata ofenduan dhe goditën një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga dhe të ikte në shtëpi.
“Kam punuar gjithë ditën, kam vjelë ullinj. Unë dua të hapin rrugën të shkoj në shtëpi te gruaja se po më vdes gruaja. A more vesh, se e kam sëmurë me mendore. Më tha hajde, kur do vish. Po të gënjeva më fut në burg tani”, tha qytetari.
Replikat
- Qytetari: Kam shtatë vite që nuk votoj
- Protestuesit: Më keq akoma
- Qytetari: Nuk votoj, pse të votoj?
- Protestuesit: As për Ramën nuk duhet të votosh, për asnjë
- Qytetari: Nuk më ke dhënë asnjë lloj ndihme, as bukë nuk më ke dhënë
- Protestuesit: Ku e ke teserën e partisë?
- Qytetari: Me zanatin që kam…
- Protestuesit: Ik shko në spital, ik
- Protestuesit: Komunist
- Protestuesit: Shko voto Ramën pra
- Qytetari: Hape rrugën që të shkoj në shtëpi
- Protestuesit: E pret Rama
- Protestuesit: Je provokues
- Qytetari: Unë? Nëse jam unë provokues, hajde shkojmë te shtëpia ime
- Protestuesit: Jeton në Shqipëri ti?
- Qytetari: Unë nuk jam me asnjë ore