VIDEO/ Pamje nga aksidenti me dy të plagosur pranë Kryeministrisë
ABC News ka siguruar videon në të cilat shihen pamje nga aksidenti që ndodhi mesditën e së dielës më 5 nëntor në Tiranë, pranë Kryeministrisë, në rrugën “Ismail Qemali”, ku drejtuesi i një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin, duke përfunduar në trotuar dhe duke plagosur dy persona.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervin Leka, shihet se drejtuesi humb kontrollin e automjetit, pak para se të shkaktonte aksidentin.
Ndërkaq, të plagosurit, nga përplasja u rrëzuan në trotuar.
Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin 21-vjeçar, Jorgaq Thengjilli. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike. Rezulton se ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi një nga të plagosurit në Spitalin e Traumës./abcnews.al