VIDEO/ “Më divorcoi bashkëshorti për një kredi”, gruaja heroinë e Përmetit: Sot…!
Në Përmet gazetarja, Rudina Muça gjeti dhe një grua e cila asnjëherë nuk ndaloi së ëndërruari.
Entela Çopoku, në moshën 50 vjeçare u divorcuar nga bashkëshorti i saj vetëm se ajo kërkoi të merte një kredi për të hapur punishten e saj të zahirave.
Por ndryshe nga Entela e cila kërkonte të guxonte për një të ardhme ekonomike më të mirë, ai kërkoi të largohej përgjithnjë nga jeta e saj.
Pavarësisht kësaj Entela ia doli e vetme dhe sot ajo thotë se është krenare për veten dhe modelin e mirë që ofron si grua. Gruaja e zahirëve tregon se pavarësisht kësaj ngjarje ai është një baba i mirë për fëmijët e mi.
Gazetarja, Rudina Muça: Sa vjeçe je martuar ?
Entela Çopoku: Unë jam martuar 20 vjeçe.
Gazetarja, Rudina Muça: Bashkëshorti të mbështet?
Entela Çopoku: Bashkëshorti! Jo, jam e divorcuar pre 3 vitesh.
Gazetarja, Rudina Muça: Përse çfarë ndodhi?
Entela Çopoku: Eh, për punën e kësaj punishte, që të hapësh diçka do para, unë nuk I kisha dhe I thash do I drejtohemi bankës që të marrim një kredi e më pas të hapim diçka tonën. Dhe ai nuk e kishte këtë guxim më tha më mirë ti shiko punën tënde dhe unë timen, që mos të kemi debate. E kështu u divorcuam.
Gazetarja, Rudina Muça: Për një kredi u divorcuat, dhe sot ja ku jemi, ti ia dole.
Entela Çopoku: Po, unë ia dola dhe vajza ime është shumë krenare për mua.
Gazetarja, Rudina Muça: Jeni takuar më ?
Entela Çopoku: Jo, por tani që jemi bërë më një nipçe të vogël, besoj se do shihemi.
Gazetarja, Rudina Muça: Do ktheheshe më tek ai nëse do ta kërkonte?
Entela Çopoku: Jo, jo unë e kam mbyllur atë kapitull, tashmë po jetoj ëndrrën time.