VIDEO: Kryebashkiaku rreh brutalisht pronaren e lokalit se nuk i dha për të pirë
Një incident i rëndë është regjistruar nga kamerat e sigurie të një biznesi në Kroaci, ku duket Iva Milka Kramariç, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, e cila është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës, Zharko Zhgela.
Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë, raporton jutarnjilist.
“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariç.
Ngjarja ka ndodhur pasi “shefit” i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur.
“Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. A e dini kush jam, ky është fshati im. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, kujton Kramariç.
Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi prerazi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.