VIDEO/ “Kam punë me doktorin”, një i ri alarmon policinë te Kuvendi, nxjerr nga çanta pistoletën çakmak..

Policia ka shoqëruar pak më parë një të ri pasi po bënte lëvizje të dyshimta para godinës së Kuvendit, ku janë edhe komisionet parlamentare. Mësohet se prej rreth 30 minutash ai ka lëvizur në mënyrë të dyshimtë në hyrje të godinës duke folur edhe në telefon, ndërkohë që thoshte me zë të lartë “Kam punë me doktorin”.

Ai ishte i veshur me të zeza, ndërsa mbante kapuç në kokë dhe një çantë të zezë, nga ku nxorri më pas edhe një çakmak pistoletë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi më pas edhe policia duke thënë se bëhej fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme“, njoftoi policia.

Në Shqipëri, seanca e sotme e parlamentit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitës dhe shumicës, ku nuk mjaftuan edhe goditjet e karrige.

Deputetët demokratë të cilët kishin hyrë më herët në sallë, mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara foltores së parlamentit, një veprim i cili u shoqërua dhe me konflikte direkte mes tyre dhe kolegëve socialistë.

Qëndrimi i sotëm i opozitës ishte paralajmëruar prej saj, ndërsa drejtuesit demokratë ishin shprehur haptazi se “nuk do të ketë zhvillim normal të punimeve të parlamentit, përsa kohë nuk do të respektohen të drejtat e opozitës”.

Gjithçka ka nisur në Kuvend pasi SPAK arrestoi Malltezin dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Berishën. /albeu.com

Scroll to Top