VIDEO: Ja si nxirret jashtë sallës një deputet në Itali! A duhet e njejta të ndodhë edhe tek ne?
Deputetët e Berishës kanë ndezur edhe sot flakë sallën e seancave të Kuvendit. Ndërsa SPAK dhe GJKKO duken të paafta të bëjnë zap Berishën, po kështu po dështon me ta edhe Garda e Republikës.
Si duhet të veprojë Garda?
Ja shikoni një video nga Parlamenti italian. Deputeti debaton me kreun e seancës dhe e fyen duke i thënë “fashist”.
Urdhërohet nxjerrja e tij nga salla. Dhe nuk e përkëdhel as e diskuton më njeri.
Meqë deputeti nuk do të dalë, rojet e kapin nga duart e nga këmbët dhe zbatojnë urdhërin. E nxjerrin jashtë. Dhe po flasim për Vitorio Sgarbin, jo për Mulin.