VIDEO / Ilir Meta “mbin” nga përroi, ndjekësit mbeten pa frymë!
Ilir Meta nuk rresht së kërkuari mënyra të ndryshme për t’u shfaqur në videot e tij ”drithëruese”. Kësaj radhë është shfaqur si një krijesë që mbin nga uji, por thellësia e përroskës ishte vetëm 30 centimetra.
Megjithatë efektin e ka bërë dhe ndjekësit i dërgojnë shenja të shumta elektronike, duke i dhënë kurajo në pofesionin e ri, atë të influencerit të rrjeteve sociale. Për lokacionin, Meta shpjegon se ndodhet në zonën e malësisë së Sharrit pranë Prizrenit.
”Përshendetje nga Prevalla”, thotë ai.