VIDEO/ I riu dibran ‘vulos’ ne Rubik të Mirditës, 16 figura shqiptare dhe shqiponjën dykrenare, sipërfaqja e murales 300 m2
I njohur në trevat shqiptare si artisti i muraleve me tematikë kombëtare, Bledar Çakalli i është përkushtuar një vepre të re në Rubik të Mirditës e cila tashmë pas një pune të gjatë ka përfunduar.
Në në intervistë për Fax News, për gazetaren Sedjana Huna, artisti Bledar Çakalli shprehet se shqiponja me përmasa 16 metra e lartë dhe 10 metra gjerësi nuk është e vetmja pikturë në këtë murale kuq e zi që tërheq syrin e qytetarëve që kalojnë përgjatë rrugës së Kombit, Krahas shqiponjës artisti Çakalli ka realizuar edhe portretet e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, shenjtores Nënë Tereza, at Gjergj Fishtës, Lleshit të zi të Mirditës, Dom Nikoll Kaqorrit të Dibrës, Adem Jasharit të UÇK dhe të tjera figura të rëndësishme të historisë sonë.
Muralja më e madhe me sipërfaqe rreth 300 metra katrorë ka të pikturuar 16 figura të shquara të kombit shqiptar. 32-vjeçari me origjinë nga Dibra, që prej vitesh jeton në Durrës, nuk e ka pasur të lehtë t’i përkushtohej pasionit të tij, por mbështetja e shqiptarëve ka qenë shtysa më e madhe e tij, që vit pas viti të rrisë numrin e muraleve me tematikë patriotike në Shqipëri e më gjerë.
Në qytetin e Mynihut, Gjermani, artisti ka realizuar murale për “Dëshmorin e kombit” Indrit Cara, të riun Kavajas që humbi jetën në luftën e Kosovës, Beg Rizën dhe Adem Jasharin.
Vitin e kaluar, në prag të festës së Shpalljes së Pavarësisë, në hyrje të Parkut të Viroit, në Gjirokastër Bledari realizoi një pikturë murale me imazhet e 17 figurave patriotike, duke përfshirë edhe ata gjirokastritë.
Edhe në Prishtinë, Bledar Çakalli ka realizuar nje murale me Adem, Hamez, Shaban Jashari dhe me mbishkrimin epopeja 5,6, 7 Mars e UCK
Muralja tjeter e cakallit është në një nga mbikalimet në qytetin e Kavajës ku ai ka portretizuar dëshmorin që u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, Indrit Carën (Ushtar Kavaja).
Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Dibrës nëpërmjet rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës do të shohin këto dy murale. Portreti i heroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbe dhe ai i dëshmorit Elez Isufi janë vendosur në muret anësore të urës që lidh dy lagjet e Bulqizës. Këto dy portrete janë vepër e autorit Bledar Çakalli.
I riu nga Dibra ka realizuar edhe mjaft figura të tjera që kanë vulosur historinë e Shqipërisë, teksa shprehet se nuk do të ndalet në rrugën e tij për të ringjallur historinë dhe figurat kombëtare të Shqipërisë përmes muraleve.
PËR MË TEPËR NGA INTERVISTA ME ARTISTIN BLEDAR ÇAKALLI, NDIQNI SPECIALEN NË YOU TUBE NË FAQEN ZYRTARE TË FAX NEWS: