Video/ Deputeti shqiptar që punon si kamerier kur s’ka Kuvend
Varfëria duket se tashmë nuk ka prekur vetëm shtresat e ulta dhe ato të mesme, por edhe vetë deputetët, të cilët edhe pas miratimit të ligjit për dyfishimin e pagave të tyre, duket se nuk po ja dalin dot.
Personi që shfaqet në video teksa shërben në një restorant nuk është kamerieri, por është vetë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dashnor Sula.
I zhveshur nga kostumi i zyrtarit, Sula shfaqet në pamje teksa shërben në restorantin e tij.
Sula deputet i PD, i zonës së Peqinit njihet edhe për qëndrimet e tij ndryshe në parlament. Të gjithë besoj e mbajnë mend kur në Kuvend u shfaq me një shportë ushqimesh. Kjo paraqitje e tij erdhi në shenjë proteste ndaj çmimeve të larta të ushqimeve.
“Kjo është një shportë e cila çdo familje shqiptare përballet për tu ushqyer. Unë kam vajtur kam marrë produktet e shportës vaj, sheqer, oriz, makarona, djath, bukën e bëhet fjalë për çmimet dysheme më të ulëta pasi kam kontrolluar në gjithë supermarketet, aty ku janë çmimet më të ulëta keto bëjnë 30 mijë lekë të vjetra.
Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, unë kam ardhur këtu sot vetëm në shenjë proteste. Këto çmime i përballojë deputetët e ministrat. I bej thirrje qeverise t’i indeksojë çmimet dhe të ndihmojë familjet në nevoje. Imagjinoni një familje që merr 40 mijë lekë të vjetra në muaj asistence çfarë mund të bëjë? Situata është katastrofike”-shprehej Sula asokohe.