VIDEO/ Agron Llaka tallet keq me Erion Veliaj: Ore ky ça ka pirë, se nuk ka mundësi?!

Dy aktorët dhe humoristët e njohur, Agron Llaka dhe Xhevahir Zeneli kanë vënë në qendër të puntatës së tyre të fundit në emisionin “Fake Off” në Vizion Plus, kryebashkiakun e Tiranës. Shkak janë bërë deklaratat e Erion Veliaj, të cilat janë përtej detyrës si politikan.

Fraza të pakuptimta gjatë komunikimit publik, që herë lënë të kuptohet se ai që po ju flet qytetarëve është një mjek kardiolog, i cili ju shpjegon gjatësinë në centimetra të arterieve që shkojnë në tru, herë një bujk që i ndërthur me kanalet kulluese të tokave, por jo kryebashkiaku.

Edhe ne nuk mund t’i shpjegojmë ndryshe këto deklarata alla politiko-kardioligjike të të parit të Tiranës. Por humori e ironia e fortë Gonit dhe Xhefrit i tregojnë të gjitha.

“Ore ky na di budallenj ne, se nuk e kuptoj… Ça do ketë pirë se s’ka mundësi?!”, thotë Agron Llaka teksa komenton deklaratat e kryebashkiakut, duke mos mbajtur dot të qeshurën në transmetim. “Mandati i fundit”, ia kthen Xhefri, që ia plas edhe vet gazit.

Të qeshurat dhe satira e dy aktorëve e tregojnë më së miri situatën e kryebashkiakut të Tiranës, ndaj ne ju ftojmë të dëgjoni një pjesë nga emisioni në Vizion Plus, duke nisur nga minuta 12.20 e në vazhdim ose (KLIKO KËTU)

Të drejtat e pamjeve © Credits https://www.youtube.com/@VizionPlusAlbania

Scroll to Top