URIME GJITHË SHQIPTARËVE 565 VJETORI I SHPALLJES SË SKËNDERBEUT MBRET I SHQIPËRISË DHE I MAQEDONISË !
“Kjo datë e shenjtë për popullin shqiptar duhet të shpallet FESTË SHTETËRORE për dy shtetet shqiptare: SHQIPËRI dhe KOSOVE !”
Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skënderbeu “MBRET”.
Një akt diplomatik mandat në të cilin emërohet Martin Muzaka AMBASADOR i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur e që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në FONDIN MASCELLANEASE,VOLUMI XXXIX, Dokumenti 2398,nga viti 1458.
Pikërisht në këtë mandat Skenderbeu quhet “MBRET”.
Dokumenti ka dimensione 68 X 92.5 cm. Në te janë të varura edhe dy vula origjinale. E para vula shtetërore e Skënderbeut dhe e dyta ajo e noterit Johanes Barcius de Grillis.
Ne na është e njohur edhe një kopje e këtij mandati që ruhet po ashtu në Arkivin Sekret të Vatikanit në Fondin DIVERSA CAMERATIA,vëllimi 30,f.134,r.v. Kjo kopje është e saktë dhe tepër besnike shkruan zbuluesi i këtij dokumenti Dr.Musa Ahmeti nga Zagrebi.
Ishte zgjedhur Rodoni për të nënshkruar mandatin e mbretit.
Siç shenohet nga origjinali,mandati është lëshuar më 28 TETOR 1458.
Një moment tjetër i rëndësishëm që tërheq vëmendjen te ky mandat është edhe pohimi i noterit publik Johanes Barcius de Grillis se ai me urdhër dhe autorizim të “MBRETIT”d.m.th.
Skënderbeun e quan “MBRET”. Ky dokument është tepër domethënës ngase edhe në vulën shtetërore të varur që e shoqëron këtë dokument e gjejm të shkruar tekstin:
Sigil (cum) o Regni (ae) o Macedonia (e) o et o Albania (e) që në gjuhen shqipe do të thotë VULA E MBRETËRISË SË SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË’.
Ka ndodhur qe brenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike të shkruara në pesë gjuhë.
Kjo e dhënë tregon se cili ishte komunikimi i heroit tonë kombëtar me shtetet tjera mesjetare dhe me fqinjët si dhe roli shumë i rëndësishëm që luante kjo diplomaci në ruajtjen e pavaresisë shtetërore!