‘Trimat nuk ikin’! U tha se është larguar nga Shqipëria, Ilir Meta fotografohet duke pirë kafe në Tiranë
Kohët e fundit po qarkullon lajmi se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar nga Shqipëria, për shkak të frikës së një arrestimi të mundshëm nga SPAK.
Por, mesa duket Meta ndodhet në Tiranë dhe është fotogafuar paraditen e kësaj të diele në një nga kafet e kryeqytetit. Në një foto të siguruar nga “Report Tv”, ish-presidenti shihet teksa është duke konsumuar një kafe, në këtë ditë pushimi.
Kujtojmë se i pari që hodhi pretendimet se kreu i PL, Ilir Meta, është larguar nga Shqipëria ka qenë analisti Plator Nesturi. Në emisionin “Spotlight” ai tha se Meta nuk ndodhet në Shqipëri, mendim i cili u ndoq më pas edhe nga kolegu i tij Arjan Curri i cili tha se brenda shumë pak ditëve do të jepet një masë shtrënguese duke shtuar se ish-presidenti po mendon se si të përballet me situatën.
Pas këtij lajmi i cili qarkulloi me shpejtësi në media dhe u diskutua gjerë e gjatë në studiot televizive erdhi dhe reagimi i Partisë së Lirisë. Ishte Elona Guri ajo e cila tha se raportet mediatike janë të pavërteta dhe “eksitim i Rilindjes”, si një përpjekje e dëshpëruar dhe qesharake për të mbuluar aferat dhe përgjegjësitë e tyre.
“Eksitimi i Rilindjes me Fake Neës është një përpjekje e dëshpëruar dhe qesharake për të mbuluar aferat dhe përgjegjësitë e tyre direkte, prej të cilave nuk shpëtojnë dot. Mali i dokumenteve, fakteve dhe provave, nuk zhbëhen dot me asnjë lloj shashke apo gënjeshtre”, tha Guri.
Theksojmë se ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur muaj më parë për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe ka dëshmuar për disa orë. Hetimet, sipas atyre që kanë rrjedhur në media, lidhen me një lobim jashtë vendit dhe çështjen ÇEZ-DIA. /newsbomb.net