Toka e thesareve të historisë së pellazgëve
George Fred Williams, më 1914, ka shkruar për shqiptarët: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve të mitologjisë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin pellazgë…
Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot, nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se, pellazgët kanë qenë ilirët e lashtë… Këta, Ilirët, kaluan edhe në Itali me emrin toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si toskë, (toskane, etruskë)…
Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…
Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, që meriton të quhet ‘skandali i qytetërimit evropian’. Nuk është për t’u çuditur, që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…
Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun, kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së pellazgëve!”.
Origjina e shqiptarëve
Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur pellazgë. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë sesa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë, ende quhet pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj, që quhen ciklopike dhe për të cilat prof. Pokok, thotë se janë ndërtuar shumë më përpara se të ekizistonin grekët e Homerit.
Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë Indo-europiane, perandoria e të cilëve, shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik, dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si prof. Maks Myller dhe prof. Pot, në gjuhën shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta ilirianë, që rrojnë ende në Shqipëri si toskët, u shpërndanë edhe në Itali, ku edhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë, të kërkohet për perënditë e Greqisë, në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën shqipe, këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre, shumë të drejta.
Për shembull:
- Kaos është hapsi, hapësira;
- Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
- Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
- Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
- Athena është E thëna, me thënë fjalën;
- Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
- Muse, Mosois, është mësuesi;
- Afërdita domethënë afër ditës, agimi.
Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korrigjohen. Herodoti nuk e pati ditur se emrat e heronjve të veprës së Homerit, ishin fare qartë në gjuhen pellazgjike. E deri edhe emri i vetë Homerit, mund të gjurmohet në gjuhën shqipe: i mirë dhe në formën ‘imiros’ do të thotë poezia e mirë.
Në gjuhën shqipe është:
- Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
- Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
- Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
- Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
- Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;
- Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe, të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët pellazgë të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka shqiptare do të hapë thesarin e historisë pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që shqiptarët, sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.
Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh, që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të autorit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.