Tifozët grekë përkrahën Kosovë, mediumi serb: Tradhti, vëllezër këtë nuk e prisnim
Medium serb e ka cilësuar si tradhti përkrahjen e tifozëve të AEK-ut ndaj Kosovës. “Kosova është Shqipëri” ishte mesazhi i tifozëve grek, shkruan Lajmi.net.
Mesazhi vjen pasi tifozët e kanë brohoritur “Kosova është Serbi” në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Young Boys. Mediumi serb, Kurir.rs e ka cilësuar pankartën si një thikë në zemër të serbëve që ka tronditur tërë Serbinë.
“Tradhti! Tifozët e grekë vunë një thikë në zemrat e Serbëve. Vëllezër këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi të gjithë në Serbi”, AEK barazoi me Aajx në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Evropës.
Ndeshja e zhvilluar në “OPAP Arena” përfundoi me rezultat 1:1. /Lajmi.net/