Respekte / Këngëtari i famshëm grek këndoi shqip dhe atë këngë epike shqiptare

Devis Xherahu ka bashkuar sërish forcat me një këngëtar grek për të risjellë një ndër këngët më të bukura greke. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur e hitit “aggele mou” Panos Psaltis, me të cilin kanë realizuar edhe një version shqip të kësaj kënge shumë të njohur.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, duke marrë kështu shumë klikime në kanalin e “Youtube”.

Xherahu ka zbuluar se ka qenë duke udhëtuar me makinë kur ka dëgjuar këngën e Panos, “aggele mou”, kur i ka ardhur ideja që ta bënte nga greqisht në shqip.

“Mora në telefon Panos dhe i thashë dëgjo këngën. ai tha nuk është ndonjë gjë e re. i thashë se nuk është e re, por ende dëgjohet në Shqipëri, e pse mos ta kthejmë në shqip. Pastaj mora edhe Jorgo Papingjin, i cili brenda pak orësh e bëri këngën”, tregoi Devisi.

E teksa po këndonte këngën, në studio hyri edhe këngëtari i njohur grek dhe iu bashkua Xherahut e dy moderatorëve të njohur, Orit dhe islit. Madje Panos këndoi edhe në gjuhën shqipe: “Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria”

Scroll to Top