Teologu Zekerija Idrizi: ZOTI ESHT SHQIPTAR DHE FLET SHQIP, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA 🇦🇱

Teologu largpamës i çliruar prej dogmës fetare obskurantiste dhe,trumbetuesi me zë të lartë i atdhetarisë.

Zekerija Idrizi,po ua çjerr maskat hoxhollarëve dogmatikë-konservativë që udhëhiqen prej interesave meskine duke trullosur mendjet e njerëzve besimtarë injorantë.

Këto shpjegime,teologu Zekerija Idrizi i jep të shkoqitura në veprën që e ka botuar rishtas”Monolog mbi monopolin religjioz”,për të cilën kam shkruar në mënyrë analitike në një vështrim të gjatë dhe e kam lexuar edhe mbrëmë në përurimin e kësaj vepre fundamentale në “Odën e Llapit”në Besianë.

Ky teolog po ua hap sytë e mendjes mbarë shqiptarëve për vetëdijësim kombëtar e religjioz duke u shndërruar në zëdhënës të së vërtetës religjioze të të tre besimeve fetare,të cilat i njeh me themel.
Ai ka studiuar nëntë vite me radhë për fe dhe ka shërbyer si imam,porse tanimë është rebeluar si pasojë e ekstremizmit fetar të shumë hoxhollarëve që e kanë shitur lëkurën tek arabo-aziatikët dhe slavo-ortodosët.

Prej vitesh e njoh personalisht dhe miqësisht,mbasi më ka cytur vepra e tij dritëpërçuese.

https://www.facebook.com/share/v/z2FppN8XDm8Wyq5C/?mibextid=WC7FNe

Scroll to Top