Sylvinho largohet nga Kombëtarja? Xavi në garë për t’i ‘rrëmbyer’ pankinën brazilianit
Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Trajneri i kuqezinjve ka një mundësi punësimi në SHBA, aty ku Inter Miami po mendon të ndajë rrugët me teknikun aktual, Tata Martinos.
Trajneri 61-vjeçar do të njoftojë dorëheheqjen nga momenti në moment. Në krahun tjetër, klubi amerikan ka nisur punën për të gjetur pasuesin.
Sipas “Mundo Deportivo”, në listën e Inter Miami është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho. Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.
Por, presidenti i David Beckham ka një simpati të madhe për Sylvinho, gjë që e favorizon këtë të fundit për të drejtuar Leo Messin, Suarez, Busquets dhe Alba. Pritet të shihet ç’do të ndodhë me Sylvinhon dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Shqipëria.