Studiuesi i njohur botërorë: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cila është e para?

Gjuha shqipe, siç është përmendur nga Konica.al një artikull të mëparshëm, është shkruar shumë kohë para dokumentit të parë në gjuhën shqipe.

Studiues të shumtë janë marrë me të duke konkluduar në përfundime të ndryshme. Por, studiuesi dhe albanologu i njohur G. fon Hahn harton një tezë të veçantë mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj. Sipas tij, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e pellazgëve e cila shkruhej me një alfabet me 52 shenja.

Duke studiuar këtë alfabet i cili gjendet në disa fragmente të ungjijve që janë gjetur në qytetin e Elbasanit, Hahn parashtron një pyetje: “A është ky alfabet i vjetër apo i ri?”.

Përgjigjja që ai i jep kësaj pyetje bashkë me argumentimin përkatës jepet në librin “Popullsia, gjuha dhe letërsia shqiptare” me autor Gaetano Petrotta:

Ky alfabet, paraadhës i alfabetit të tanishëm të shqipes, është monument i gjuhës pellazgjike e cila bashkë me atë greke janë zhvilluar nga fenikishtja.

Po sipas Hahn, ky alfabet nuk kishte një përhapje të gjerë në trojet shqiptare.

Sipas tij, Në Durrës dhe në Shkodër është njëlloj i panjohur, ashtu si në tërë Toskërinë (Epirin); vetëm në qytetin e afërt të Beratit duket të jetë përdorur aty këtu.

Në Elbasan, për më tepër ky alfabet kufizohet në përdorimin kishtar; ai përdoret gjithashtu nga shumë tregtarë në letërkëmbimet e tyre me bashkëkombasit që janë larg.

Alfabeti i përmendur, po sipas Hahn, përdoret për herë të parë nga një mësues me emrin Teodor i cili ishte edhe predikues i krishtërimit në qytet.

Scroll to Top