Studimi i Elena Kocaqi: Grekët ose janë zhdukur në lashtësi ose ishin shqiptarë / Grekë më nuk ka!
Kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin t’i jap publikut shqiptar, por edhe atij te Greqisë dhe ndërkombëtar, një studim të plot për madhësinë e popullsisë arvanite në Greqi. Ky është një studim që ndryshon historinë.
Për te gjetur përmasat e popullsisë shqiptare në Greqi, ishte e rëndësishme që të shikoheshin të dhënat bizantine, veneciane, por vendimtare janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të kadastrës osmane të shek. të XV-XVI të Peloponezit, Atikës, Beotisë, Thesalisë etj.
Kam parë emër për emër, kryefamiljarët e gjithë Peloponezit dhe të pjesëve të tjera të Greqisë, ku kemi regjistrat osman. Është e vetmja mënyrë për të nxjerr numrin e saktë të popullsisë shqiptare, pavarësisht se është tepër e lodhshme. Janë numëruar kryefamiljarët shqiptar të Peloponezit, Etolisë, Eubesë, Atikës një me një, mbi bazën e këtyre të dhënave janë bërë llogaritë dhe konkluzionet. Për Botinë janë parë të dhënat që kemi pasur për fshatrat shqiptar dhe numrin e familjeve përkatëse.
Rezultati është spektakolar që as unë vet nuk e kisha menduar në këto përmasa, para se të shikoja arkivat osmane të popullsisë së Greqisë. Nga regjistrat osman të shekullit të XV- XVI rezulton se;
1- Shqiptarët apo arvanitët kanë 100% të pronësisë mbi tokën në zonat rurale të të gjithë Peloponezit, Atikës, Etolisë, Beotisë, ishujve. Në Thesali, Beoti, Larisa ata ishin maxhoranca absolute dhe minoritet ishte ai vlleh.
2- Vendbanimet e pastra shqiptare janë uniforme tek 80%, por edhe tek 20% që janë qytetet ku jetojnë po shqiptar, por kanë taksim tjetër dhe jetonin së bashku me hebrenjtë, osmanët, latinët, vllahet etj. Në Peloponez shohim se 90% e lagjeve të qytetit mbanin emra shqiptar, që do të thotë se ishin lagje të themeluara nga shqiptarët dhe të banuara kryesisht prej tyre.
3- Popullsia shqiptaret ishte në disa zona si Atika dhe ishujt tek 100% dhe në disa te tjera tek 80%.
4- Në Peloponez 2/3 e popullsisë jetojnë ose në një fshat shqiptar që është shkruar në regjistrin osman si (arnavudan), ose kanë emër ose mbiemër shqiptar. Emri më i përdorur ka qenë Gjin dhe Gjon.
5- Nga dokumentet veneciane nga analiza e emrave dhe mbiemrave të stratiotëve që vinin nga Peloponezi rezulton se janë 99% shqiptar.
6- Grekët nuk përmenden as si minoritet, as si etni, thjesht është një kategorizim fetar i popullsisë kryesisht shqiptare. Historianët quajnë grek termin fetar multietnik rum, por që ai nuk tregon etni, por fenë e disa etnive. Këtu dhe shumë të dhëna të tjera jepen në të dy studimet.
Ka një pyetje pse janë shqiptarët atje dhe nuk ka grek? Përgjigja është e thjesht se, ose grekët antik janë zhdukur dhe vendi ishte bosh, ose shqiptarët janë grekët antik dhe fakti që shqiptarëve sot ju del ADN si grek antik, ka filluar ti veri studiuesit në mendime, por që është e qartë nga ana historike, pasi fiset në antikitet ishin të një prejardhje.
Më vjen keq, por faktet janë kaq të forta, saqë grekët sot ose duhet të pranojnë se, ata antikët janë zhdukur, ose që ata janë, por janë shqiptarët, tjetër rrugë nga ana e fakteve historike nuk ka. E vetmja mënyrë që grekët e sotëm të vërtetojnë autoktoninë e tyre, është që të vërtetojnë se janë arvanitas apo shqiptar, pasi faktet historike atje nxjerrin autoktonë vetëm shqiptarët. Pavarësisht se ka pasur emigrime popullsia shqiptare është në maxhorancë absolute dhe kjo nuk mund të vij nga emigrimet.
Arvanitët filluan të asimiloheshin nga shteti bavarez dhe nga kisha në shek. XIX e këtej, me gjuhën teknike, ku kjo e sotmja është vendosur nga shtetit vetëm në vitin 1970, pasi atje nuk kishte grek të asimilonin shqiptarët, ashtu siç është gënjyer deri më sot. Ata janë e vetmja popullsi autoktone që kanë gjetur osmanët në Greqi në shek.. e XV dhe të cilët luf.tuan me një kryengritje që quhet Kryengritja shqiptare e Peloponezit e viteve 1453-1459 e udhëhequr nga një princ Bua, me 30 mijë luf.tëtar më tepër se Skënderbeu kishte në Krujë.
Ky studim jo vetëm hedh drite mbi të vërtetën, por duhet të jetë një bazë, mbi të cilën duhet të ngrihen marrëdhëniet midis dy shteteve këtej e tutje. Më vjen keq, por më duhet ta them të vërtetën dhe e di që kjo dhemb pasi shteti ka mashtruar popullin e vet sistematikisht dhe e kanë përvetësuar popullin shqiptarë. Ka ardhur momenti që e vërteta të thuhet me fakte dhe dokumente dhe më të sigurt se regjistrat osman të popullsisë, nuk ka për këtë temë.
Ka qenë tepër e vështirë me gjet regjistrat osman të Greqisë të plota që janë në disa gjuhë të huaja. Kam kontaktuar personalisht të gjithë osmanologët që kanë botuar pjesërisht, apo tërësisht faksimilet e dokumenteve jashtë Greqisë, pasi vet Greqia nuk i ka publikuar ato dokumente. Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët e mi që janë historian të huaj për bashkëpunimin.
Çdo informacion në të dy librat është i cituar në dokumentacion. Unë vet kam kryer punën dhe llogaritë dhe nuk kam mbajtur asnjë qëndrim subjektiv, në asnjë rresht të librave, pasi më është dashur të jem tepër e ftohtë.
Me këtë studim (që duhet të ketë edhe një vëllim të 3-të nga 1800 e këtej) unë plotësoj detyrimet e mija historike. Më pas do të shikoj se ku do të fokusohem. /botasot.info