Statistika / Do të luftonit për vendin tuaj? Shqiptarët gati të mbrojnë Kosovën, serbët dalin “frikacakë”
Shumica dërrmuese e shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, janë të gatshëm që të rrokin armët për të mbrojtur vendin në rast të një lufte. Është ky rezultati i dalë nga një sondazh i zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup.
Sipas të dhënave, 79 % e qytetarëve në Kosovë janë të gatshëm që të luftojnë për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti. Në Shqipëri 60 % e popullatës është e gatshme për të kapur armët për mbrojtjen e vendit në luftë.
Serbët, ndërkohë, kanë rezultuar si ndër më frikacakët në këtë renditje. Vetëm 36%e popullatës shprehet gati për të mbrojtur Serbinë në rast lufte.