SKANDALOZE: Arbitri malazez godet trajnerin kosovar me trofe në fytyrë(video)

Një skandal i madh ka ndodhur në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinje të Malit të Zi të premten.

Referi në ring, Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë Migjen Shalën, trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.

Në një video, që është publikuar në uebfaqen e televizionit shtetëror të Malit të Zi, “rtcg.me”, por edhe në media tjera të këtij vendi, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova proteston pasi u shpall fitues kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber.

Trajneri nga Obiliqi u fut në ring dhe shprehu pakënaqësi në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Scroll to Top