Skandali me barnat në Tepelenë/ Çipa i policisë detyrohet të dalë pas 4 ditësh me deklaratë për mjeken Klodiana Gjonçaj

Policia e Gjirokastres pas insistimit energjik te Jugulajm.net ka dale me deklarate zyrtare per ngjarjen e 4 diteve me pare, ngjarje kjo qe beri shume buje pasi u denoncua nga emisioni ”STOP” per shitjen e barnave te Spitalit te Tepelenes ne farmacine e shefes se Sherbimit Spitalor, Klodiana Gjonça.

Drejtori i Policise se Gjirokastres, Ardian Çipa, i cili e ka kthyer ne çiflig personal te tij dhe te vellait te tij bejtexhi vargjesh, ka fshehur gjithe ngjarjen duke mos e bere publike, ndersa nuk harrojne por nxitojne te bejne komunikate per nje pakete cigare te kapur ne flagrance.

Kapter Çipa i paska bere hesapet gabim, teksa ka menduar se i ka mediat nen kontroll me idene se nje aziljer qe partia e ka vene ne krye te nje llagēmi mediatik qe kuterbon mediokritet, por Jugulajm.net si nje dritare mediale ne sherbim te se vertetes nuk ka ben kompromis me Çipen apo Çiparët e policise apo te bejteve mediale.

Standardi i dyfishte i aplikuar nga Çipa, eshte veper penale me qartesisht shperdorim detyre.

Mjekja e kapur ne flagrance duke shitur barnat e destinuara per pacientet e Spitalit te Tepelenes ne farmacine e saj dhe te motres se saj, per cudine e te gjitheve nuk u arrestua ndonese ka prova flagrante.

Arrestimi i saj nuk u mundesua fale urdherit te deputetes dhe ministres Mirela Kumbaro, e cila urdheroi kapter Çipen per te ndalur arrestimin, ndonese prokurori i gatshem e kerkoi nje gje te tille.

Bëmat e Klodiana Gjonçajt nuk mbarojne me kaq. Jugulajm.net po hulumton per raste te tjera qe do te shikojne shume shpejt driten e publikimit.

Me poshte deklarata e plote e Policise se Gjirokastres per rastin ne fjale:

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës, në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat, procedohen penalisht 2 shtetase (me detyra shefe e Shërbimit dhe kryeinfermiere në spitalin e Tepelenës). Procedohet penalisht dhe 42-vjeçarja (me profesion farmaciste) e cila u implikua në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dokumente të spitalit (kartela dhe regjistra) që dyshohet se janë plotësuar fiktivisht për të marrë ilaçet. Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset: -K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë; -N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë; -J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës. Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Scroll to Top