Shqiptarja nga Sanxhaku çmend serbët me mesazhin mbështetës për policinë e Kosovës
Vajza e re shqiptare, Amina Nuraj, nga Sanxhaku, e cila i ka vënë vetes mision të shenjtë, kthimin, vetëdijesimin e bashkëqytetarëve të saj për gjenezën e përkatësisë kombëtare shqiptare, fillimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe deklarimin e hapur kombëtar shqiptar, për t’i shpëtuar asimilimit, ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetës për aksionin e policisë së Kosovës në veri, kundër grupit terrorist që u zbulua, neutralizua dhe dëbua nga Kosova, duke ra heroikisht në këtë aksion edhe polici Afrim Bunjaku.
Ajo duke shprehur gatishmërinë që edhe personalisht ta vesh uniformën e policisë së Kosovës në mbrojtje të tërësisë territorial nga agresioni serb, shkruan në profilin e saj në Facebook se, djemtë e Adem Jasharit nuk durojnë shkeljen e tokës së shenjtë shqiptare.
“Nuk do të lënë më djemtë e Adem Jasharit ,shkaun t’ua shkelin tokën”, shkruan ajo.
Po ashtu ajo ka rikujtuar terroristët serb se janë mashtruar, se kanë gabuar në llogarinë e tyre sipas së cilës në Kosovë do të futen e të luajnë valle kriminale sin në një shtëpi pa zot, sepse tash Kosova është shtet dhe ka forcën e vetë, kurse ata që kthehen në vendin e krimit do t’a marrin plumbin e ndëshkimit.
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…..O shpirtat e mjerë, harruat se Kosova nuk është më si në vitet e nëntëdhjeta. Kur khtehet ushtria në Kosovë”, thotë Amina Nuraj duke kujtuar se tash Kosova ka djemtë dhe vajzat e veta të guximshme që i dalin zot dhe nuk frikësohen ta mbrojnë e të sakrifikohen për shtetin.