SHQIPTARËT QË DËSHIRONIN TË HAPNIN SHKOLLA SHQIPE NË TOKËN E TYRE , EGZEKUTOHESHIN NGA GREKO – TURKO – SLLAVËT. ÇFARË FSHIHET MBRAPA KËSAJ STRATEGJIE?!

PATRIOTI LAB, BILAL RUKIA, NGA GUSMARI I TEPELENËS, LUFTËTAR E MISIONAR I HAPJES SË SHKOLLAVE TË PARA SHQIPE, VRARË NGA ANDARTËT GREKË.

Ishte koha kur në malësitë e egra të Kurveleshit luftohej për mësimin e shqipes dhe për ngritjen e shkollave.

Sali Nivica ka kohë që është bërë pronë e mbarë kombit për kontributin e tij patriotik. Një tjetër gjurmë e artë, kometë që vjen pareshtur drejt nesh, drejt mendimeve dhe zemrave tona, është Shuko Dalipi, mësues i parë i shkollës së Nivicë-Rexhinit. Më 1904, Shuko Dalipi mblodhi në shtëpinë e tij, fshehtas nga qeveria turke, 15-20 djem nga Nivica, Rexhini dhe Gusmari dhe ju mësoi këndim dhe shkrim shqip.

Në kujtimet e tij atdhetari i shquar nivicjot, Riza Runa, midis të tjerave thotë: “Unë me atdhetarin Shuko Dalipi, vamë në shtëpinë e tij dhe zumë dhe bëmë Flamurin e Shqipërisë për herë të parë, se kish 450 vjet i fshehur nga armiku që kish zënë Shqipërinë”. I entuziazmuar nga çelja e shkollës së Nivicë-Rexhinit, Andon Zako Çajupi shkruan: ”Aty, në malet e Labërisë ku u çelën dritat e vatrave të shpresës , aty jam edhe unë. Vjershat e mia le t’i këndojnë çunat e Labërisë se më bëjnë të lumtur”.

Në vitin 1909, Shuko Dalipi së bashkua me Jaho Karafilin nga Nivica, Bilal Rukinë nga Gusmari dhe Shaqo Buxon nga Progonati, sjellin në Nivicë abetaret e para shqipe dhe çelin shkollën e parë shqipe ku u regjistruan 30-40 djem me mësues Shuko Dalipi, i cili mësimin e gjuhës shqipe e bënte pasdite. Në historikun e fshatit Nivicë midis të tjerave, është theksuar se”…kjo punë , krijoi bazat e nevojëshme, për shkollën e parë shqipe në fshat me mësues Shuko Dalipi, atdhetar i flaktë nga Rexhini…” Mësuesi i palodhur Shuko Dalipi vritet në pritë në mënyrë të pabesë, duke mbetur kështu martir i arsimit shqip, si pararendës i Papa Kristo Negovanit, Pandeli Sotirit etj.

I varë pabesisht nga andartët grekë përfundoi edhe Bilal Rukia, i cili shkonte e vinte në Manastirin e Alfabetit shqip për të ushqyer e mbajtur shkollat shqipe me abetare dhe me informacion. Sillte habere nga patriotët përtej detit ky misionar i Shqipes, i cili mbante me vete abetaret e shtypura në Bukuresh apo tjetërku dhe ushqente frymën e atdhedashurisë te fëmijët e rinia shqiptare e maleve të Kurveleshit.

Trimi Bilal Rukia, i cili ka qënë pjesmarrës edhe në kongresin e Manastirit ishte i përkushtuar shpirtërisht për shpërndarjen e gazetave e revistave shqip në Spile e Himarë, me qëllimin e mirë që lajmet e ardhura përtej detit, prej patriotëve rilindas në kolonitë shqiptare të Bukuresht, Sofjes, Stambollit, Argjentinës, Amerikës e gjetkë, t’i merrnin e lexonin edhe shqiptarët brenda vendit, pra të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Gusmar, Lekdush, Progonat, Rexhin e Nivicë, ishin vatra të nxehta patriotizmi, paçka se sot del ndonjë mohues i gjakut të të parëve dhe thotë se Progonati ka qenë grek (?!).

Bilali u vra në fushën e Vanovës, në lartësinë e Pilurit. Dora e misionarëve andart grek ishte pas vrasjes si atentat ndaj gjuhës shqipe. Varr nuk ka. Ka vetëm kontribut e kujtesë në shpirtin e kombit. Nderuar kujtimi i këtyre patriotëve.

Marr nga : FB: Thënie për shqiptarët

Burimi i fotos:

Luftëtari Bilal Rukia nga Gusmari i Kurveleshit. [Autor i panjohur, rreth 1908-1910, print në letër] fototeka.al

Scroll to Top