Shqiptarët e Iranit, si mbërritën ata në “vendin e shqiponjave” shekuj më parë
Asgjësimi i gjeneral Kasem Sulejmanit nga një operacion i ushtrisë amerikane, bëri që bota të kthejë sytë nga veprimet e radhës së dy fuqive Iranit dhe SHBA-ve. Erërat e largëta duket se fryjnë edhe mbi Shqipërinë tonë, megjithëse rajoni ynë është larg Lindjes së Mesme.
Por i largët duket vetëm gjeografikisht, sepse nëse i referohemi historisë, kulturës apo gjuhës së bukur e të lashtë perse ka pasur pika takimi. Këto pikëtakime kanë ndodhur me një ndër popujt më të lashtë të Evropës, Ilirët, Arbërit e Shqiptarët siç u quajtën më vonë.
Lufta e Trojës veç shfaqjes së fiseve ilire në Luftën e Trojës, qoftë sipas Homerit e qoftë edhe nga materiali arkeologjik që u zbulua aty, flet madje për një prani më të gjerë të elementeve protoilire në Azinë e Vogël qysh asokohe duke përfunduar: Si ka arritur ai element atje dhe në çfarë kohe, tash për tash është vështirë të thuhet?!
Në fakt duket pak e pabesueshme që vetëm nga studimi të marrë mbiemrin e një qyteti…Edhe tetë shekuj pas Luftës së Trojës në Perandorinë Persiane kishte një opinion që nuk ishte në favor të akejve, por në favor të Trojanëve. Ky është kontakti i parë indirekt. Pastaj kontaktet e mëpasshme me botën persiane duhet të ketë qenë në fillimet e shek. V p.e.s.
Pas saj duhet të kenë qenë ballkanasit që, nën drejtimin e Alksandrit ë Madh u shtrinë drejt lindjes e kështu edhe mbi Persinë. Këto janë disa pohime të pranisë së iranianëve në Shqipërinë e para disa shekujve. Ndërsa sot bota po fle me frikën se mund të zgjohet në një situatë ku Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në luftë, ose në tensione më të larta.
Të gjithë kanë parë me shpresë dikur Revolucionin Iran apo më pas Pranverën Arabe, me shpresën që demokracia do të triumfonte mbi diktaturat dhe të rinjtë shpresdhënës do të kishin më shumë mundësi.
Zydi Turdiu është një tjetër shqiptar me rrënjë të thella iraniane. Ai tregon: Familja jonë është ndër më të hershmet tiranase. Ardhja jonë këtu është nga Irani (Persia e kohës) në vitin 1670. Kjo është e dokumentuar nga një dokument i nxjerrë nga Arkiva e Shtetit. Bile në atë dokument theksohet arsyeja e ardhjes së Haxhi Ibrahim Turdiut, që ka qenë i pari që ka ardhur nga Persia dhe misioni për të cilin ka ardhur. Aty thuhet shprehimisht që ka ardhur me mision përhapjen e fesë islame.
“Në vitin 1614 u themelua qyteti i Tiranës në një terren ku kristianizmi në fshatrat përreth ishte I plotë. Themeluesi i Tiranës, Sulejman Pashë Mulleti (Bargjini), kishte kaluar një pjesë të jetës në Iran dhe për përhapjen e islamit thirri në krah të tij dy misionarë, Sheh Harasanin nga Harasani dhe Sheh Kubati nga Bagdati. Pas kësaj, në vitin 1670, po nga Irani erdhi Haxhi Ibrahim Durdiu dhe u vendos në të njëjtin qytet të sapopranuar si qytet (kasabah) me të njëjtin mision.
Me ndikimin e tij u thirrën dhe u vendosën në fshatrat përreth Tiranës si në Farkë, Mullet dhe Petrelë misionarë nga Sipahani dhe Tabrizi me qëllim që të përhapnin Islamin në rrethinat e Tiranës.
Sot ekzistojnë të gjithë me mbiemrin SHEHU, por besojnë se janë nga ARABIA. Dokumentet për vërtetimin e tyre janë të vendosura në Arkivin Kombëtar në Regjistrin e vjetër të Kadastrës në “Beratet” (dekretet) e administratës së Stambolli si dhe në korrenspodencën e Pashallarëve deri në vitin 1830”.
Dashamir Shehi, megjithëse pranon që paraardhësit e tij janë vendosur në Tiranë që në shekullin e 17, nuk jep detaje të tjera rreth rrënjëve të hershme. “Unë gjykoj që jam shqiptari më i vjetër, se kam më shumë se 400 vjet këtu. Jo se është ndonjë mburrje sot. Por ka vend bota edhe për shqiptarët, po të jemi të mençur e punëtorë, Shqipëria ka rrugë të mirë. Po të vazhdohet me këtë rrugë kam frikë se do ti afrohet Iranit, Turqisë e disa endeve që të paktën për gjeneratën time nuk kanë përbërë ndonjë model” – thotë ai.
Fillesa e qytetit të sotëm të Tiranës jo rrallë përmendet si rithemelim i saj. Sipas dokumenteve të deritanishme, treva quhej Tiranë që në vitin 1372. Në vitin 1614 Sulejman Pasha filloi ndërtimin e Xhamisë së Vjetër, ose e quajtur ndryshe Xhamia e Sulejman Pashës, duke shënuar kështu themelimin e qytetit të sotëm të Tiranës.
Në portën e kësaj xhamie ishte gdhendur viti i ndërtimit 1023 hixhri, që sipas kalendarit islam, i korrenspondon vitit 1614 pas Krishtit. Së bashku me xhaminë Sulejman Pasha ndërtoi banjat publike dhe një furrë buke. Haxhi Ibrahimi kur u vendos në Tiranë në në vitin 1670, e ngriti strehën e tij të vogël dhe të thjeshtë në kryqëzimin e rrugëve të sotme Qemal Stafa me rrugën e Barrikadave atëherë, sigurisht ky vend qe një shesh i gjelbër, ndodhta edhe më ndonjë pemë.