SHPIFJA GREKE: KU KA KISHE GREKE DHE BESIM ORTODOKS NË SHQIPËRI, ATY KA MINORITET “GREK”!
SHPIFJA SI STRATEGJI MBIJETESE E GREQIS FALLCO NË TOKAT SHQIPTARE:
SHPIF SE KU KA KISHE GREKE DHE BESIM ORTODOKS NË SHQIPËRI …DHE REZULTATI ESHTE SE ATY KA MINORITET “GREK”!
Por, ne shekuj strategjia mashtruese e fese ortodokse ka qene per te njehsuar kombin me fene.
JERUZALEMI, SHEMBULL
“GREKËT“ E SIRISË, ORTODOKËST ARABË QË HARRUAN “GREQISHTEN”?!
“KISHA GREKE”, JO E NJËJTA GJË ME “KISHËN ORTODOKSE”
BESIMI FETAR ORTODOKS, NUK KA LIDHJE ME KOMBIN GREK POR ME JEZUSIN. . .
Faqe numër 34
Ka në Siri një numër të madh të krishterësh ortodoksë, pasardhës të grekëve, të cilët, pavarësisht jetës së tyre mes arabëve, ruajnë traditat e tyre religjioze. . .por, të cilët, kanë humbur gjuhën e tyre tradicionale. . .
Arabët e përgënjeshtrojnë që ata të jenë pasardhës të pushtuesve të hershëm para-Islamikë të Sirisë, të cilët themeluan mbretërinë e krishterë të Hira-s dhe Ghasan-it, që shtrihej nga Mesopotamia deri në Damask. Sot e kësaj dite, pjesa më e madhe e të krishterëve arabë të Bilad Al-Sham: Liban, Siri, Jordani dhe Palestinë, e quajnë veten e tyre Bani Ghassan. Ata pohojnë se nuk kanë qenë kurrë greqisht-folës dhe se greqishtja, edhe pse e përdorur shpesh në liturgjinë (fetare) te tyre, ka qene e pakuptueshme prej tyre.
Fjala “Roum” apo “Rom” dhe fjala “Grek” janë dy fjalë të dykuptimshme, të cilat mund të kenë kuptimësinë e njërit prej dy kuptimeve. Arabët ia jepnin kuptimin “Ortodoks”, fjalës “Roum” dhe “Grek” ne librat e dokumentet e tyre. Shkrimtarët grekë, gjithsesi, thoshin se që të dyja fjalët janë të barabarta/sinonime dhe qe nënkuptojnë ekskluzivisht popullsinë greke. Në interpretimet e Moschopoulos, “Roum” dhe “Grek” ka kuptimin e popullit ose kombit grek. Kjo është një nga pikat e diferencës ndërmjet arabëve dhe grekëve, në interpretimin e dokumenteve që i shkojnë për shtat Patriarkanës së Jerusalemit. Në shumë referenca, Patriarkana Ortodokse e Jerusalemit është e quajtur Patriarkana Ortodokse Greke (Junane-Joniane) ose Patriarkana Ortodokse, ose Patriarkana Ortodokse Rome, apo Patriarkana Romane – që vjen që nga Roum (Rum) – e Jeruzalemit.
“Në anglisht, është shkaktuar një ngatërresë e vazhdueshme, nga fakti se është e zakonshme që të dyja këto fjalë të përkthehen në anglisht me fjalën “grek”. Pra, është një gabim emërtimi i zakonshëm, që të përshkruhet Patriarkana e Jerusalemit si një “Patriarkanë Greke”. Kjo nuk është korrekte. Patriarkana e Jeruzalemit, ashtu si paraqitet aktualisht, është një Kishë me hierarki dhe manastire klerikë Peshkopal Grekë, por me një popullsi dhe një famulli arabe (ose arab-folëse). Është po kaq jo e saktë që të hamendësohet për Kishën e Shenjtë Ortodokse në tërësi, si “Kishë Greke”. . .”
__
Burimi:
- Titulli: Modern Christianity in the Holy Land
- Autori: Rev. Hanna Kildani Ph. D., Hanna Kildani
- Botues: AuthorHouse, 2010
___
Për ato që kan dëshir të blejn librin:
Modern Christianity in the Holy Land: Development of the Structure of Churches and the Growth of Christian Institutions in Jordan and Palestine; the … in Light of the Ottoman Firmans and Th
______
Libri i plot dixhital
https://books.google.de/books?id=ZrvHHROsgt8C…