Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi
Lulja nga Shkodra ka treguar se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë, mbi të gjitha për të ardhmen e rinisë.
Prej 16 vitesh e martuar me një serb ajo jeton në Zveçan, gjersa bëri thirrje për një pajtim dhe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Nuk ka rehati për rininë si po rritet, mirë hajde pleqtë se po shkojnë, s’do rrojnë gjithë jetën, por e drejta e të drejtave, e mira e të mirave është të qetësohen njerëzit. E mira është të qetësohet gjendja. Për shembull, po them edhe për Albin Kurtin, edhe për Vuçiqin e mira është të ulen pak tensionet. Njerëzit nuk durojnë kështu. Si serbë, si kosovarë e të gjithë duhet të ulin pak tensionet”, u shpreh Lulja.