SERBIA SHPALLI DITË ZIE PËR AGRESORËT, RAMA APEL NDËRKOMBËTARËVE: E PAPRANUESHME! VEPRONI SOT, NESËR MUND TË JETË VONË
Pasi qeveria serbe shpalli të Mërkurën si Ditë Zie kombëtare për agresorët e vrarë në Banjskë, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një shkrimi në Facebook-un e tij, kreu i qeverisë thotë se ky vendim është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit e më tej komunitetit euro-atlantik. Rama shton se ky veprim “provokativ” është i papranueshëm dhe i dënueshëm.