Serbët shërbyes të përulur deri në patetizëm ndaj Sulltanit dhe osmanëve. Letra bajatë që Brankoviçi i dërgonte sulltanit
Letra e servilosjes… dëshmi e tradhëtisë së aleancës
Në epilog të Betejës së dytë të Fushë Kosovës, një beteje të njollosur nga tradhëtia dhe mënxyra e shitjes së parimeve morale, shpirtërore dhe gjithçkaje tjetër, zbulohet një letër me nota shumë lajkatare dhe servile, dërguar nga Gjergj Brankoviçi për sulltan Muratin II. Në të mes të tjerash pohohet kompromentimi që Brankoviçi i kishte bërë aleancës së krishterë duke penguar forcat e Gjergj Kastriotit. Letra gjendet në vëllimin e 1862 “Razgovor ugodni naroda slovinskoga
nga shkrimtari kroat Andrija Kačić Miošić. Miošić ishte një shkrimtar kroat dhe frat françeskan, si dhe një pasardhës i familjes fisnike Kaçiç, një nga familjet fisnike kroate më të vjetra dhe më me ndikim. Në korespondencën e cituar mes të tjerat thuhet;
“…I gjithë rrethimi, nga lindja në perëndim, Zot dhe Perandori im! edhe pse unë jam shërbëtori yt i padenjë, dhëndër! Për hir të dashurisë, për kurorën tuaj të pavdekshme, nuk lejova që Skënderbeu, armikun tuaj të vdekshëm, të kalonte pranë vendit tim, të bashkohej me “Dukën Jankon”, gjeneralin e gjithë ushtrisë hungareze, as të sulmonte. kufijtë tuaj; për këtë Skënderbeu, kurora juaj e pamposhtur, robëruan gjithë tokën time dhe dogjëm fshatra e qytete pa mëshirë; prandaj, i madhëruari Sulltan, tani është koha të hakmerresh për mua dhe për veten tënde, të sulmoj me një ushtri nga lindja dhe unë do ta bëj nga veriu, që ta çrrënjosim atë armik deri në tokë. … (më poshtë do gjeni bashkëngjitur pjesë nga libri)
Perandori Murat premtoi se do të dërgonte një ushtri kundër Kastriotit, kreut të Shqipërisë, sipas dëshirës së Brankoviçit, kreut të Rashisë… .”
17-20 Tetor 1448 Beteja e dytë e Fushë Kosovës
Beteja e dyte e Fushe Kosovës ishte rezultat i përpjekjeve të Huniadit për të bashkuar forcat me Skënderbeun, por pa sukses. Por nga kjo humbje, Skënderbeu doli i paprekur, pasi nuk arriti dot në kohë në Fushë Kosovë. Historianët thonë se Skënderbeu u vonua nga princi Brankoviç, i cili nuk e lejoi të kalonte nëpër despotatin e tij. (Më herët Brankoviçi kishte njoftuar sulltanin për ushtrinë e Huniadit) Kur Skënderbeu mësoi se beteja morri fund dhe forcat e koalicionit ishin thyer keqaz, ai i zemëruar u lëshua me trupat e tij nëpër territoret e Brankoviçit duke djegur e shkatërruar çdo gjë. Në fakt, Skënderbeu nuk dinte një gjë tjetër; se në Betejën e Fushë Kosovës, Brankoviçi kishte kaluar në anën e sulltanit.
Në vitit 1448 ushtria hungareze e drejtuar nga Janosh Huniadi humbi përballë ushtrisë osmane pasi ushtria shqiptare e komanduar nga Skënderbeu u pengua të merrte pjesë në betejë pasi despoti Gjergj Brankoviç, nuk e lejoi ushtrinë arbërore të kalonte nga tokat e tij.
Krushqitë mes serbëve dhe osmanëve nuk ishin të rralla edhe në nivele të larta
Ati kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastiroti ishte nisur në drejtim të tokës se vet me 17 tetor 1448, Kosova e sotme, për ta zhdukur njollën e humbjes së gati 60 viteve më parë. Në Kosovë pritej t’i bashkonte forcat me fisnikun hungarez Janosh Huniadi për betejën përfundimtare. Princi Gjergj Brankovic kishte lidhur krushqi me Sulltanin duka i dhënë vajzën për grua. Krushqitë mes serbëve dhe osmanëve janë të shpeshta. Ndër më të debatuarat është ajo e bërë pas Betejë së Fushë-Kosovës 1389. Menjëherë pas Betejës në fjalë, trashëgimtarët e Llazarit e pranuan vasalitetin ndaj osmanëve dhe bënë krushqi shpejt e shpejt me ta, duke i dhënë sulltan Bajazitit për grua Milevën, të bijën e Llazarit.)
Brankoviçi qe përpjekur ta bindte edhe Huniadin që të mos shkonte në luftë kundër sulltanit, mirëpo meqenëse ai ishte i vendosur, atëherë forcat serbe kryen atë që dinë të bëjnë më mirë, burracakërinë e tradhëtisë.
Arsyeja e tradhëtisë, sigurisht nuk ishte nderimi i krushqisë
Siç nënvizon historiani Jusuf Buxhovi, Beteja e dytë e Fushë Kosovës, “nuk ka qenë tjetër pos një veprim “pastrues” i forcave osmane kundër forcave të shkapërderdhura katolike në ikje e sipër nga humbjet, që pësuan sapo kaluan Danubin në drejtim të Moravës, e ku roli i despotit Gjurad (Gjergj dhe Georgius) në shumë dokumente hungareze dhe ato katolike të kohës siç ishte edhe nga mbreti hungarez Sigismund quhej “Georgius Wlk Rascie Albanique dominus”, pra pa kurrëfarë predikati të “despotit serb” (emërtim i fabrikuar më vonë) apo ngjashëm siç falsifikon historiografia serbe, ishte në përputhje me interesat e tij të lidhura me osmanët për të ruajtur pronat në “Vilajetin Vlk”, e ku përfshihej edhe një pjesë e mirë e Kosovës së sotme./ Përgatiti Elis Buba / US Albanian Media Group