“Sepse shqiptari është në thelb një evropian – një evropian i mesjetës. I vetëm nga të gjitha racat në Turqi (Perandorinë Osmane), ai ka një aristokraci të trashëguar dhe një sistem feudal..”
Një punëtor mund të bëhet pasha dhe nuk është një pamje e rrallë të shohësh një zezak me uniformë oficeri që komandon trupat e bardha. Por shqiptarët e kanë ruajtur krenarinë e lindjes. Gegët janë të organizuar në klane, të cilët nuk i binden askujt përveç prijësve të tyre trashëgues.
Edhe ndër toskët më të qytetëruar të jugut, pasuria dhe grada nuk janë aq të rëndësishme, dhe beu më i varfër dhe më i riu i një familjeje të vjetër do të pretendojë përparësi në publik ndaj të rinjve më të nderuar.
Zakonet martesore të turqve nuk bëjnë asnjë llogari për dallimet shoqërore. Një turk do të martohet me një skllave gjeorgjiane ose çerkeze. Shqiptarët që u bënë myslimanë kanë mbetur monogamistë të rreptë. Ata kurrë nuk martohen jashtë racës së tyre dhe rangut të tyre.”