‘Sali Berishës ia kemi shpëtuar jetën 3 herë’ Ahmet Tufa në ‘Esencë’ kujton 1997: Në Tropojë, shpëtuam rrogat e pensionet që bandat donin të na i vidhnin
Ahmet Tufa, ish i përndjekur politik, që dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ tregon për emisionin ‘Esencë’ në Report Tv, ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997.
“Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet” thotë Ahmet Tufa duke kujtuar si u emërua në polici.
“Në vitin 1997 me pasoja shumë të rënda nga e shkuara ime dhe vuajtja në burgje, më emëruan në policinë e gatshme, në gardë. Kam qenë edhe zëvendës komandant, gjithashtu edhe shef i shtabit të batalionit. Ishte koha ku kudo kërkohej ndihmë”
Më poshtë janë disa fakte nga intervista e Ahmet Tufës dhënë përballë Eljan Taninit në Emisionin ‘Esencë’ mbrëmë në Report Tv.
U mblodhëm të gjithë poshtë shtëpisë së tij. Jeta e Berishës dhe e familjes së tij ishte në rrezik. Ne i shpëtuam.
Në Elbasan kishte mal me njerëz kundër Berishës. Policit tim bandat i kishin prerë këmbën nga plumbat. Policit tim tjetër, një grua e ftoi pranë dhe i qëlloi në gjoks. Por ai nuk vdiq.
1997, përpara Presidencës ishin mbledhur bandat që shtinin drejt ndërtesës. Ne bëmë më të mirën e mundshme.
Në Tropojë, shpëtuam rrogat dhe pensionet sepse bandat donin të na i vidhnin ato para që ne sollëm atje nga banka e Tiranës
Ahmet Tufa është një personazh i jashtëzakonshëm në një Shqipëri që po bëhet çdo ditë e më e zakonshme. Për më shumë dhe të gjitha detajet e tjera ndiqni emisionin Esencë. /Shqiptarja.com