Sali Berisha, në ’96: Azem Hajdari spiun i sigurimit, vrasës, pjesë e bandave kriminale dhe vegël e Ramiz Alisë
Shpallja e Azem Hajdarit “Dëshmor i Kombit” dhe “Heroi i Demokracisë” nga Sali Berisha, duket se është thjesht një farsë.
Për 8 vjet në pushtet, ish kryeministri Sali Berisha nuk e përmendi aspak dosjen e Azem Hajdarit, ndërsa ceremonia duket akoma më e pabesueshme kur kujton akuzat Berishës në ’96 për të ndjerin Azem Hajdari. Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin se ishte i përfshirë në lidhje të shumta kriminale dhe se i kishte shërbyer Ramiz Alisë.
“Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Deputeti Azem Hajdari, hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versione të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë”, është shprehur Berisha për Azemin në ’96, ndërsa sot në fund të pushtetit e shpall “Dëshmor i Kombit”.
Ish kreu i PD, ish kryeministri Berisha, e cilëson Azemin vrasës. “Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës”, thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë, vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë”, është shprehur Berisha. /sot.com.al