Sa shqiptarë jetojnë në Turqi? Anadolu Agency: Janë 5 milionë
Gjithnjë ka patur diskutime për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Turqi për shkak se informacionet zyrtare ose kanë munguar ose kanë qenë kontradiktore, megjithatë, shifra është lëkundur nga 500 mijë deri në 5 milionë, çka tregon për një diferencë të madhe në raportime.
Gjithsesi, media shtetërore turke, Anadolu Agency, duke iu referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Turqisë për Menaxhimin e Emigracionit, raporton se në këtë vend jetojnë 5 milionë shqiptarë. Duhet sqaruar se ‘AA’, në artikull, nuk i konsideron shqiptarët emigrantë, njësoj si boshnjakët, të mbërritur aty kryesisht gjatë gjenocidit serb në vitet 1992-1998.
Shifra prej 5 milionë është shumë herë më e lartë nga sa është raportuar në censusin e vitit 1965, kur shqiptarët përbënin 403,445 ose 1.3% e popullsisë së Turqisë apo edhe nga raporti i vitit 2008-të i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë që fliste për 1.3 milion shqiptar.