RRËFIMI PREKËS I ROBERT RADOJËS: “GRUAJA MË LA HERËT DHE DY DJEMTË I RRITA VETË”

Si rrallëherë, kompozitori Robert Radoja ka folur për jetën e tij private. Ai ka treguar se bashkëshortja i ka vdekur herët dhe i ka rritur djemtë vetë.

Gjatë rrëfimit, së fundi, në “Pas Mesnate” në ABC ai tregoi se si është njohur me gjysmën e jetës së tij.

“Unë kam dy djem të cilët janë marrë me muzikë. Bashkëshortja më ka lënë herët dhe i kam rritur vetë. Edhe ajo ka qenë këngëtare shumë e mirë dhe ka luajtur në filma si amatore se nuk ka bërë shkollë. Ka luajtur tre filma, kryesisht ka kënduar shumë bukur. Në festivalin e 9, 10 dhe 11, ishte në atë grupin që shoqëronte këngët. Nuk e kam zbuluar unë si talent, e kam gjetur atje. Kanë qenë dhe të tjerë para meje, si Tonin Harapi, i cili ndenji për pak kohë se shkoi si pedagog në Akademinë e Arteve. Pata fat që e gjeta në atë mënyrë, se munda të vazhdoja me dhënë një kontributë”.

Më tej, Radoja tha se vazhdon të shkruajë ende muzikë, por jo me kompjuter dhe kjo ia bënë më të vështirë.

“Unë vazhdoj të shkruaj muzikë me dorë se kompjuterin nuk e mësova dot kurrë. Do të ishte një lehtësi shumë e madhe sepse ke mundësi që ta dëgjosh atë që bën në kompjuter, kurse kështu duhet ta përfytyrosh tingëllimin. Nuk është pa dobi asnjëra, as tjetra. Mundohem”./abcnews.al

Scroll to Top