Respekte / Grupi kolonjar ngre flamurin shqiptar në Greqi
Ansambli i këngës dhe valleve i bashkisë Kolonjë ka marrë pjesë në koncertin folklorik në Kostur të Greqisë, aty ku kanë shpalosur vlerat muzikore dhe ato të valleve tradicionale kolonjare.
Grupi prej më tepër se 20 artistësh ka performuar ditën e djeshme duke marrë dhe duartrokitjet e publikut artdashës kosturian, të cilët shijuan një pjesë të juglindjes së Shqipërisë.
Të tilla koncerte afrojnë më tepër dy vendet fqinje, dikur të larguara e sot teksa gjejnë ura bashkëpunimi mes njëra tjetrës.