Qafoku: Dëmi më i madh sot janë shqiptarët e vetëdeklaruar grekë!

Gazetari Roland Qafoku komentoi në Dritare TV shkrimin e fundit të tij Greqiciteti i një censusi, që nxiti një sulm të pahijshëm nga media greke ndaj gazetarit dhe shqiptarëve.

Në intervistën e ditës, Qafoku tha se shkrimi i tij ishte një shkrim rutinë pa e menduar se do të nxiste reagim tek grekët, ku shtoi se të dhënat e përdorura nga janë marrë nga një burim i sigurt sic është CIA që tregon se në vendin tonë vetëm 0.9% e popullsisë janë greke.

Sakaq shtoi se ajo që duhet të na tronditë është fakti se si mund të vetëdeklarohen grekë, shqiptarët për hir të marrjes së një pensioni dhe pasaporte.

“Është një shkrim rutinë, është puna jonë e përditshme dhe nuk mendova se a do reagojnë grekët. Titulli i një censusi është ajo që i ka acaruar më shumë, kam lidhur një fjalë Greqia me elektricitetin. Ka një lloj acarimi ose tensioni. E them këtë bazuar jo në shifra bazuar të INSTAT por të një institucioni ndërkombëtare, që asnjëherë të dhënat nuk kanë qenë gabim. Edhe Greqia ka një të dhënë të çuditshme, 4.4% janë Shqiptarë në popullsinë e saj. CIAN-n e përdor për të dhënat e mia të përditshme, por e rëndësishme është të thuhet se 0.9% grekë ka në Shqipëri, rreth 34 mijë. Janë minoritarë tek zona e Dropullit, që dikur kanë qenë argatë dhe ndërtuan kasollet për të fjetur aty, janë të ardhur dhe jo autoktonë.

Ata grekë që janë në zonën e Himarës, dihet që janë bilink. E dimë që s’ka tregtar sot që nuk di gjuhën e atij vendi, ndërsa peshkatarët mësuan dhe greqishten se e kishin si gjuhë pune. Afërsia i bëri që kjo të shpeshtohej dhe numri i atyre që flisnin greqisht rrit. Por mua më trondit fjala, etnik, çfarë do të thotë kjo. Etnik është toka dhe popullsia. Më e rënda është shqiptarët që vetëdeklarohen grekë, dhe shiten për një pension dhe një pasaportë. E kuptoja atë valën deri në 2000 që ishin të varfër që nga emra nga islam i bënë Ilia etj, ishte luftë për mbijetesë dhe shqiptarët iknin dhe nuk e kishin problem këtë. Nuk donte ta dinte strategjinë por të fitonte para, të mbante fëmijët me bukë. Në vitin 2023 të jesh nga Kurveleshi dhe të thuash jam grek nga Himara, kjo nuk mban. Dëmi më i madh janë këta shqiptarë të vetëdeklaruar”, tha Qafoku./M.K-dritare.net

Scroll to Top