Publikohen pamjet kur nisi zjarri në dasmën irakiane
Autoritetet irakiane kanë publikuar pamjet e ceremonisë së dasmës që u shndërrua në tragjedi pas zjarrit që kaploi sallën.
Afër 100 persona kanë vdekur nga zjarri i madh në sallën e dasmës në veri të Irakut.
Të mërkurën ishte raportuar se zjarri ishte shkaktuar nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe këtë e kanë konfirmuar edhe pamjet e xhiruara gjatë dasmës.
Gjithçka ka filluar kur çifti ka dalë në mes të sallës për të vallëzuar dhe zjarri ka nisur kur makineria e piroteknikës u lëshua dhe kështu fishekzjarrët kanë nisur të djegin tavanin e përbërë nga materiali shumë i ndezshëm.
Rreth 250 të ftuar nga paniku kanë nisur stampedon duke ikur nga salla.
Autoritetet irakiane kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të ngrihet.
Sipas hetimeve, energjia elektrike është shkëputur menjëherë pasi ka nisur zjarri.
Ndërkaq, të mbijetuarit e këtij zjarri kanë thënë se nuk kishte asnjë bombol për shuarjen e zjarrit në sallë.