Propozim shum interesant! Braçe: Ditët e ciklit për gratë të paguhen nga buxheti i shtetit
Është zhvilluar sot Komisioni i Ekonomisë, ku janë shqyrtuar investimet e parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
Ai po ashtu tha se higjeno-sanitare e grave pikërisht për ciklin të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit.
“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit, pasi po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë.
E dyta, a ka mundësi që paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po bën Evropa që ta paguaj qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit”, tha ai.