“Prit moj 1 minutë prit”, mjekja e skandalit te Onkologjiku u kthehet gazetarëve: Më keni mërzitur, më keni shtrembëruar fotot
Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët.
Mjekja që akuzohet se orientonte klinetët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, në valën e këtij skandali gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shrembëruar fotot.
Pjesë nga debati:
- -Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.
- Gazetarja: A i keni orientuar klientët në klinikë private?
- -Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.
- Gazetarja: Vetëm foto ju interesojnë zonjë.
- -Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.
- Gazetarja: Duhet të dilni bukur në kamerë?
- -Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.
- Gazetarja: E ruani ju etikën zonjë?
- -E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.
- Gazetarja: Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?