“Po përgatiten të kryejë tjetër sulm”, Osmani për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për La Repubblika, ka folur për sulmin terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan.
Ajo ka thënë se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit.
Osmani ka thënë se kjo është e paprecedentë.
“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani për La Repubblica.
Tutje, ajo ka thënë se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë. / tpz.al