“Po ik ore, pirdhu!/ Evi Kokalari shpërthen ndaj analistit: Do ulem edhe me Bashën, pse çfarë ka?
Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar ashpër me Neritan Sejaminin, i cili e pyeti se përse po bashkëpunon me Lulzim Bashën, pasi e ka quajtur “gjobaxhi”.
Kokalari shpërtheu ndaj analistit, duke deklaruar se zgjedhja e saj është pragmatiste dhe se nuk ka asnjë problem të ulet me Bashën.
Debati:
Neritan Sejamini: Një nga problet e politikës është që ajo ka qenë jo parimore. Kanë sharë dhe luftuar njëri-tjetrin dhe pastaj janë ulur me të njejtët njerëz. Në idenë e këtyre 30 viteve, u krijua që këta janë të gjithë bashkë, është lojë e madhe. Një nga problemet kryesore që kemi është që nuk ka patur politikë parimore. Nuk ka politikanë shqiptarë që nuk janë sharë dhe nuk janë ulur. Njerëzit ndihen të humbur, thonë këta pasurohen dhe bëjnë gjithçka për pushtet. Lëvizjet e reja dhe ju që vini nga SHBA, nuk e keni këtë presion të përditshëm, nuk jeni të infektuar, ju duhet të bëni politikë më parimore. Mua më vret më shumë, pasi ti e ke kritikuar Bashën dhe e keni sharë, ulesh prapë me të, se sa kur e bën Berisha me Metën.
Evi Kokalari: Si do të futem unë në zgjedhje në 2025?
Neritan Sejamini: Pra i shkel parimet për pragmatizëm politik?
Evi Kokalari: Trump është ulur me McCarthy, kur i akuzon për korrupsion. Ne kemi patur probleme parimore, i kemi sharë. Trump doli dhe tha do t’i mbështes sepse ka strategji si do të fitojë. Kjo nuk ka të bëjë me parimet. Ama, kur fiton dhe është në pushtet, Trump nuk pyet për ta. Screw you!
Neritan Sejamini: Pse nxehesh ti? Se po flas unë për parime? Si pranon ti të dalësh me një njeri që thua se vë gjoba. Thoni urreni Bashën, tani unë do të bëhem me Bashën si pragmatiste.
Evi Kokalari: Mënyra si e bën, akuzon. Unë nuk kam shkelur asnjë parim. Unë do të luftoj korrupsionin. Këtë merak ke ti se jam ulur unë me Bashën për një kafe?
Neritan Sejamini: A kanë të drejtë t’i kërkojnë llogari politikanëve?
Evi Kokalari: Kjo nuk është fare llogari, por baltosje. Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë.
Sejamini: Është e rëndë të thuash këtë, që i qëndroj atyre gjërave dhe do të bashkëpunoj me të.
Kokalari: Ty të duhet diplomaci, strategji, nuk fitohet me budallallëk. Mos shih Albin Kurtin. Çfarë po bën Albin Kurti? Ti do diplomaci, strategji…
Sejamini: Për mua, është më mirë të thuash i kam përdorur ato fjalë poltiikisht. Por ti thua janë të vërteta…
Kokalari: Ai (Basha) doli dhe po fliste për Kastratin dhe Manen, ajo ishte gjobë. Kjo ishte në 2021. Ju tani, po jeni assholes! Unë ulem me Bashën, me Berishën. Po bëheni assholes. OMG u ule me Bashën? Ti ke Gaz Bardhin, Salianjin, gjithë pisllëqet e parlamentit. Unë dua të mblidhet elektorati gri dhe të fitojmë zgjedhjet.