“Po filmonte telefonin e Berishës”/ Goditi me libër operatorin, Noka i kërkon ndjesë, nxjerr foton
Një incident ndodhi në sallën e Kuvendit, ku kryesisht seanca u shoqërua me debate. Deputeti i PD-së Flamur Noka goditi paraditen e sotme me librin e rregullores së Kuvendit, një nga operatorët në sallë, pasi sipas tij, ishte duke filmuar telefonin e Sali Berishës.
Me një postim në Facebook, Noka ka kërkuar ndjesë duke thënë se ishte një keqkuptim. Bashkangjitur postimi, ai ka ndarë edhe disa foto ku shihet duke përqafuar operatorin.
“Nje ndjesë miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.