PLAKJA mbetet e kaluar tashmë! Transformimi i miliarderit që përdori gjakun e djalit 17-vjeçar kundër plakjes shokon rrjetin (Fotot)

Bryan Johnson, miliarderi 45-vjeçar, është bërë i famshëm për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të shtrenjta për të qëndruar i ri që në një moment përfshinte transfuzionin e plazmës së gjakut nga djali i tij 17-vjeçar. Kur kanë kaluar pothuajse 1 vit, ai ka prezantuar në platformën “X” rezultatet e para me të cilat duket shumë i kënaqur, por nuk janë të këtij mendimi komentuesit.

Bryan Johnson tronditi ndjekësit e tij së fundmi pasi postoi disa foto të fytyrës së tij pas eksperimentit të vet me të fundit kundër plakjes. Milioneri i famshëm i teknologjisë është i famshëm për përpjekjet e tij të guximshme për të kthyer mbrapsht procesin e plakjes, për të rritur jetëgjatësinë dhe për të shtyrë kufijtë e jetëgjatësisë së njeriut në 150 vjet. Megjithatë, eksperimenti i tij i fundit mori një kthesë të papritur. Bryan Johnson, 47 vjeç, postoi një pamje nga afër të fytyrës së tij në Instagram pasi injektoi yndyrë nga një donator.

Procedura “Project Baby Face”, ishte përgjigja e Johnson pasi humbi peshë të konsiderueshme në dietën e tij strikte prej 1950 kalorish, sipas Ndtv.com. “Kam humbur shumë peshë dhe kam humbur shumë yndyrë, veçanërisht në zonën e fytyrës. Biomarkerët e mi ishin përmirësuar, por dukesha i dobët. Njerëzit menduan se isha në prag të vdekjes,”-shpjegoi ai në postimin e tij.

Vetëm 30 minuta pas procedurës, fytyra e tij ishte ende e fryrë. “Menjëherë pas injeksioneve filloi të më shpërthejë fytyra. Dhe pastaj u bë gjithnjë e më keq, derisa nuk mund të shihja më. Ishte një reaksion i rëndë alergjik”-ka shkruar milioneri. Bryan duhet të shkojë në shtrat në orën 20.30, të konsumojë 2250 kalori vetëm në orët e mëngjesit, të marrë mbi 100 pilula në ditë dhe 4-5 orë meditim. Ai vetë e di mirë se stili i tij i jetesës krijon shumë pengesa për bashkëjetesën e mundshme.

Gjëja e parë që bëj kur jam i interesuar për një grua është t’i jap asaj një listë me 10 gjëra që nuk do t’i pëlqejnë tek unë, që më bëjnë plotësisht të papërshtatshëm për një lidhje. Unë e kam ndërtuar jetën time të përditshme rreth gjumit të duhur. Kjo është në kundërshtim me zakonet shoqërore të botës. Shumica e njerëzve do të sakrifikojnë orë të tëra gjumi nëse duan të dalin me miqtë. Unë nuk përfshihem në biseda të vogla pasi duhet të qëndrojë plotësisht i heshtur për disa orë çdo ditë.

Scroll to Top