Pista e re/ A e qëlloi një i rritur Martin Canin para ngjarjes? Zëdhënësi i policisë së Tiranës sqaron të vërtetën
Zëdhënës i Policisë Tiranë, Gent Mullai, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se Policia e Shtetit, nuk ka pasur informacion për sherrin e ndodhur ditën e premte në oborrin e shkollës, e as për konfliktin që përfundoi fatal ditën e hënë.
Gazetarja e cila ka ndjekur nga afër ngjarjen, i drejtoi pyetjen zëdhënësit të Policisë nëse janë të vërteta dëshmitë që tregojnë se para se të ndodhte ngjarja, Martini është qëlluar nga një i rritur pranë shkollës.
Mullai sqaroi se në oborr të shkollës nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë, ndërsa për hetime të mëtejshme, tha se do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë të vërtetën, pasi ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po heton lidhur me personat që e ndihmuan 14-vjeçarin Mario Perlleshi.
Pjesë nga diskutimi:
Gent Mullai: Policia nuk ka pasur informacion as të premten, as të shkonën. Ishte një keqkuptimin në tualetin e shkollës, janë pajtuar jamë përqafuar. Nuk kanë pasur asnjë të kaluar me grindje me nxënës të tjerë. Dhe kur konflikti ndodh për herë të parë..
Gazetarja: Një shofer e ka marrë për ta qetësuar Martinin, Thuhet sipas dëshmisë që ka goditur edhe një person i rritur. Po të hapen kamerat duken qartë lëvizjet që janë kryer si momente. Ccfarë ka ndodhur në të vërtetë a janë hapur kamerat e siguridsë
Gent Mullai: Janë sekuestruar tyëe gjitha kamerat përreth. Le të shprehet grupi hetimor. Brenda shkollës policia nuk është njoftuar për asnjë konflikt. Brenda shkollës nuk ka pasur konflikt fizik me asnjë të rritur.
Gazetarja: Po fotoja që është i shoqëruar në praninë e një të rrituri? Kam dyshime mbi bazën e dëshmive dhe deklaratave që më janë thënë. Nuk do doja të ishte e vërtetë, megjithatë drejtësia duhet të vihet në vend. Dyshohet për më shumë se tre fëmijë të përfshirë.
Gent Mullai: Nuk mund të jap dot informacion për këtë. Nga konflikti janë dëmtuar tre persona. Të gjithë personat që janë përfshirë, janë të marrë nga grupi hetimor dhe do të shprehet grupi hetimor. Nuk janë me masë arresti. Të gjitha kamerat dhe personat janë marrë.