Përse Milla Jovovich është me origjinë shqiptare nga Kosova? Ja detajet
Babai i aktores amerikane Milla Jovovich ishte Bogdan Jovovich, një malazez nga fshati Zllapek i Pejës. Përndryshe ky fshat quhet Dardan në ditët e sotme. Familja e saj ishte larguar në Ukrainë, në atë kohë Bashkimi Sovjetik, për shkak të problemeve me pushtetin jugosllav (gjyshi i saj ishte në Golli Otok).
Origjina e tyre e afërt është nga fisi Vasojeviq (Vasaj) në Mal të Zi për të cilët dihet se kanë origjinë shqiptare dhe se më pas janë asimiluar.
Sipas historisë tradicionale të përcjellur brez pas brezi kanë qenë dy vëllezër Vasa dhe Krasa nga të cilët rrjedhin dy fise: nga Vasa rrjedhin Vasojeviqët dhe nga Krasa rrjedhin Krasniqët të cilët edhe sot e këaj dite janë shqiptarë. Përndryshe stërgjyshi i saj që ishte dhe bajraktar fisi kishte mbiemrin Camaj të cilin e kishin shtrembëruar në Camiq (Bogiq Camiq Jovoviq).
Ne duhet të krenohemi me këtë aktore me famë botërore të cilën e nxori Peja dhe në përgjithësi toka jonë shqiptare Kosova.